“Vr*va gruan time”/ Aksident i frikshëm, po shisnin fruta perime në treg, burri përplas me makinë bashkëshorten

by editor

Ka ndërruar jetë në spitalin e Kalabakës, 80-vjeçarja që u përplas dhe u tërhoqa zvarrë nga makina që drejtonte bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në tregun e fruta perimeve në Kalabaka të Greqisë, kur bashkëshorti i të moshuarës fatkeqe humbi drejtimin e mjetit bujqësor, e për pasojë përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të shoqen, djalin e tij dhe 2 kalimtarë rastësorë.

Advertisements

Sipas informacioneve të deritanishme gjendja shëndetësore e të birit dhe 2 kalimtarëve paraqitet e qendrueshme.

Për fat të keq bashkëshortja nuk ia doli. Sipas dëshmitarëve okularë çifti kishte shkuar të tregu fruta perimeve bashkë me të birin për të shitur prodhimet e tyre.

Advertisements

Në momentin e tragjedisë ata po ngarkonin në makinë mallin që u kishte mbetur pa shitur. Pasi përplasi nënë e bir dhe kalimtarët, fermeri ka dalë i panikosur nga mjeti, ku mes lotësh ka thënë: “ vrava gruan time”.

Sipas dëshmisë, shoferi i makinës bujqësore ka thënë se pedalja e gazit kishte ngecur. Kjo ka qenë sipas tij arsyeja e aksidentit. Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

TË NGJASHME