“Takime të preferuara këtë të premte”, ja çfarë kanë rezervuar yjet e Horoskopit

by editor

Dashi

Takimet janë të preferuara këtë të premte, por ka gjasa që të afrohet një ditë disi nervoze, ajo e së dielës. Në kontekstin e punës do të ishte e përshtatshme të vëzhgoni se çfarë po ndodh.

Advertisements

Demi

Hëna është në një aspekt të mirë ndaj mund të sqarohen probleme që keni pasur gjatë dy ditëve të fundit. Aktiviteti i punës duhet të menaxhohet me kujdes.

Advertisements

Binjakët

Mos bëni gjithçka me nxitim, përndryshe rrezikoni të neglizhoni disa detaje edhe në dashuri. Zgjedhjet që bëni gjatë kësaj kohe janë të shkëlqyera.

Gaforrja

Nëse keni qëndruar shumë larg një personi tani do të jetë e mundur të kompensoni kohën e humbur. Nuk ju pëlqen që disa njerëz të flasin pas shpine, duke thënë gjëra për ju që nuk janë të vërteta, veçanërisht në punë.

Luani

Çiftet që kanë pasur vështirësi duhet të jenë të kujdesshëm, sepse gjithçka do të rrjedhë më ngadalë. Probleme lindin për shkak të shpenzimeve më të larta se sa pritej.

Virgjëresha

Këtë të premte, Hëna në shenjën tuaj sigurisht që e bën më të fortë lidhjen. Edje nesër e shtunë, do të ketë yje të favorshme për dashurinë. Aktualisht dëshironi të merrni përsipër një sfidë pune, ka një shans shumë të mirë për të fituar.

Peshorja

Dita e premte është interesante, ajo ju eliminon atë ndjenjën e parehatisë që sjell kujtimi i emocioneve të gabuara të përjetuara në të kaluarën. Përgatituni për provime apo sprova të rëndësishme.

Akrepi

Kush ka dy histori deri në fund të tetorit do të duhet të sqarojë dhe ndajë gjërat. Kjo periudhë në sferën e punës funksionon më së miri.

Shigjetari

Mendoni për gjëra të dobishme për lidhjen tuaj në çift, edhe nëse mund të keni dyshime që lindin gjatë pasdites së të premtes. Është koha e duhur për të ndryshuar kursin në punë.

Bricjapi

Nëse jeni në çift prej kohësh dhe keni pasur probleme, flisni këtë të premte. Jeni të lodhur në punë, por e rëndësishme është që gjithçka të shkojë mirë.

Ujori

Këtë të premte dhe nesër e shtunë, yjet janë në anën tuaj, ndërsa të dielën do të ketë diçka më shumë për të thënë. Shumë nga të lindurit e shenjës Ujori do të kenë një mundësi pune për t’u shfrytëzuar.

Peshqit

Kjo e premte është një ditë plot emocione, por e diela do të jetë më e mirë. Ndërkohë do t’ju duhet të zgjidhni një problem biznesi deri në orët e mbrëmjes.

TË NGJASHME