Pse u shoqëruan efektivët për vdekjen e Laer Kurtit? Gazetari i njohur zbardh detajet e fundit

by editor

Punonjësit e policisë që kanë shoqëruar 32-vjeçarin Laer Kurti, i cili humbi jetën ditën e djeshme, janë pezulluar nga puna.

Në lidhje më këtë, gazetari Eni Ferhati u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kjo është një procedurë standarde dhe se efektivët do të vijojnë të jenë të pezulluar derisa të përfundojnë hetimet.

Advertisements

Ai sqaroi se nuk ka dyshime për përgjegjësi ligjore të efektivëve të policisë në lidhje me ngjarjen.

“Është një procedurë standarde, kur ka hetime për ngjarje të kësaj natyre. Agjencia e Mbikqyrjes Policore bashkë me Prokurorinë ë Tiranës, që po udhëheq hetimin për rastin, nuk ka dyshime për përgjegjësi ligjore të efektivëve të policisë që kanë kryer shoqërimin e 32-vjeçarit Laer Kurti. Pezullimi i tyre nga detyra është një pezullim i përkohshëm”, u shpreh gazetari.

Advertisements

TË NGJASHME