“Lear Kurti vdiq në duart e efektivëve”, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë dhe hedh dyshime mbi efektivët

by editor

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit në Komisariatin Nr.3. Sipas Hoxhës, policia ka prishur skenën e krimit.

Artan Hoxha: Policia ka një manual për rastet kur ndalohen persona. Çfarë elementi të dyshimtë kishte ky person?

Advertisements

Ata thonë e pamë para një biznesi. Çfarë problemi ka këtu? Sipas kamerave, thuhet se ngjarja ka filluar në 23:07 minuta. Në komisariat ka vajtur në 23:30 minuta.

Kanë thënë kemi kërkuar ambulancë, por nuk ka ardhur ambulanca.

Advertisements

Policia thotë e kemi çuar vetë. Kanë prishur skenën e krimit. Spitali thotë kur erdhi te ne ishte i vdekur.

Kjo është një ngjarje që kërkon hetim, por nuk mund ta bëjnë persona të përfshirë këtë hetim. Duke dashur të dalin pa larë dhe duke u trembur, policia e ka kthyer objektivin nga vetja. Duhej lënë e gjithë koha, të ngrihej një grup mjekësh për të bërë autopsinë

TË NGJASHME