Aeroporti i Tiranës bën njoftimin e papritur: Anulohen dhjetëra fluturime drejt këtij shteti

by editor

Aeroporti i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se për shkak të një greve të personelit të trafikut ajror në Itali do të anulohen të gjitha fluturimet e parashikuara për sot drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.

Kështu, gjatë ditës së sotme nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës.

Advertisements

Përjashtim do të bëjnë fluturimet ambulancës, ato të kërkim shpëtimit dhe për ndihma humanitare.

Për këtë arsye, TIA iu kërkon pasagjerëve që kanë fluturime të parashikuara për ditën e sotme që të kontaktojnë me kompanitë respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre.

Advertisements

TË NGJASHME