Misteri i vdekjes së Laer Kurtit, eksperti i sigurisë tregon hap pas hapi veprimet që duhet të bëjë policia: Mjafton vetëm një prekje dhe…

by editor

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, për rastin e 32-vjeçarit Leart Kurti i cili u ndje keq në komisariatin nr.3 pas shoqërimit nga policia dhe ndërroi jetë në spital, thotë se policia herë pas here është atakuar dhe ka qenë në vëmendje të medias dhe publikut për ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur në dhomat e ndalimit.

Ai përmend ngjarjen me Klodian Rashën apo ngjarja e fundit dhe thotë se ka disa raste për mungesë profesionalizmi apo neglizhencë, pasi ka pasur humbje jete dhe kjo ngjarje tërheq vëmendje dhe kërkon analizë.

Advertisements

Nga studio e MCN Live, Softa deklaroi se patrullat duhet të jenë transparente dhe të hapura.

“Mjetet e policisë duhet të kenë telekamera që të shmangim këto raste nëse është përdorur dhunë. Nuk ka lidhje nëse është person me precedent apo jo.

Advertisements

Kjo ngjarje duhet parë nëse vërtetë ka pasur dhunë ose jo, ka deklarata kontradiktore. Kemi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore që jep një deklaratë. Ka nga terreni njerëz që shkojnë të raportojnë.

Jemi mes kontraditave që është ushtruar dhunë brenda mjetit të policisë, apo ka ndërruar jetë nga ndonjë atak apo tronditje që ka pasur. Viktima është çuar me makinën e policisë në spital.

Një person që shfaq probleme nuk mund të preket nga kushdo, se një prekje mund të shkaktojë vdekjen.

Në orën 23.00 kur ka ndodhur ngjarja trafik nuk ka dhe mjetet e shërbimit ambulator janë në gjendje të përgjigjen. Shoqërimi nga policia tregon se është veprim i papërshtatshëm dhe joprofesional se nuk e di se çfarë veprime do të bësh gjatë rrugës për t’i ruajtur jetën.

Nëse ka përgjegjësi tendenca është për të fshehur ngjarjen. Duhet të jetë e normuar që të gjitha komisariatet duhet të kenë kamera, por duhet të kenë transparencë për regjistrimin e çdo ambienti të komisariatit, përfshi zyrat që janë në punë.

Çdo person që shoqërohet në momentin e komisariat nga hyrja deri te dhoma e ndalimit duhet të jenë me kamera, si pjesë e transparencës, se ndryshe do humbë besimi te policia.

Transparencë do të thotë jo vetëm komunikim me publikun nga zëdhënësi i policisë, por telekamerat në mjetin e policisë, se dhuna mund të jetë edhe psiqike.

Edhe patrulla e përgjithshme duhet të jetë e shoqëruar jo vetëm nga punonjës policie, por edhe punonjëse policie. Mjetet e identifikimit, si numrat dhe emrat janë të domosdoshme për efektivët.

Se kemi parë në revolta apo protesta që policët fshihnin numrat apo maskoheshin. Vendosja e telekamerave është nevojë imediate në të gjitha makinat e policisë. Ka makina me xhama të zinj.

Çfarë veprimi bën ti në makinat me xham të zi. Nuk ka në asnjë vend të BE që të ketë makina me xhama të zinj. Janë të përcaktuara mjetet me xhama të errët. Ka raste specifike kur mbahen, për raste terrorizmi.

Ka makina patrulle me xhama të zinj. Nuk mund të mbajë një punonjës policie tabelë që jam Policia e Shtetit në makinën me targa private. Janë vënë ndonjëherë në shërbime të policisë edhe makina private për të kryer makina shtetërore”, deklaroi eksperti.

Softa tha gjithashtu se komisariati nr.3 ku dhe ka ndodhur ngjarja, është ndër më të rëndësishmit pasi mbulon qendrën e Tiranës dhe zonën përreth dhe ka pasur një ngarkesë të jashtëzakonshme.

Ai tha se në këtë zonë ka pasur ngjarje të rënda, si ngjarja e Klodian Rashës që ka ndodhur në zonën në administrimin e komisariatit nr.3 dhe ka disa ngjarje që kanë ndodhur për shkak të ngarkesës që zona ka.

“Policia është një lumë dhe janë përrenjtë që futen dhe i prishin qetësinë. Janë ato trungjet që futen dhe i prishin qetësinë.

Në momentin që ndalon një mjet të të një qytetari nuk mund ta ndalosh pa shkak. Duhet të ketë një shkak dhe të thuash arsyen e ndalimit. Për rrip, apo mungesë dokumentacioni.

Nëse ky ka qenë me precedentë do të thotë që s’ka pasur informacion policia. Nëse ai ka bërë veprime që ka ngjallur dyshimet e policisë, mjeti i identifikimit duhet të jetë prezent.

Je i detyruar me ligj të mbash kartën e identitetit, në të kundërt do shoqërohesh. Kjo është e drejtë shoqërimi. Por shkaku i ndalimit duhet të ketë një motiv.

Nëse ka persona të dyshimtë, duhet të jenë nën vëzhgim e policisë. Mbas çdo personi me precedentë ka një ngjarje.

Policia duhet të japë deklaratë korrekte, së dyti t’i shkojë deri në fund ngjarjes dhe të mos mbajë krahun e punonjësve të policisë.

Nëse ka abuzim, është më korrekte të ndalosh apo dënosh një punonjës policie, që këto ngjarje të mos ndodhin më. Duhen vendosur standarde.

Siç është drejtuesi i komisariatit ashtu do të jetë zinxhiri poshtë. Duhet të parandalojmë shumë ngjarje. Duhet të fillojmë dhe nga estetika dhe heqja e mjekrës.

Nuk mund të kesh punonjës policie me tatuazhe. Ata nuk janë forca militare, veprojnë në territor. Edhe nga zhurmat ka pasur vdekje. Jo më nga ndonjë shoqërim i policisë apo nëse ka pasur dhunë të tepruar.

Në çdo 5 vetë, duhet të ketë një komandant të certifikuar, për reagim në situata të caktuara.

Për sa kohë që të vijnë forcat e specializuara, ambulanca etj., brenda një komisariati ke pafundësisht ngjarje, mund të ndodhë edhe me policët që për shkak të stresit mund të ketë ngjarje.

Veprimet duhet të jenë të kujdesshme se kemi të bëjmë me njerëz”, tha Softa.

TË NGJASHME