“Kishte një zemër prej ari…”/ Ra nga një lartësi prej 10 metrash, gjendet i vdekur sportisti i njohur

by editor

Një lojtar i ligës australiane të ragbit është gjetur i vdekur në Spanjë. Trupi i pajetë i Liam Hampson u gjet në dyshemenë e një klubi nate në Barcelonë.

Ai kishte udhëtuar në Evropë me një grup kolegësh nga Liga Kombëtare e Rugbit (NRL), të cilët e denoncuar të zhdukur.

Advertisements

Raportohet se vdekja e 24-vjeçarit është aksidentale dhe se ai ka rënë nga lartësia. Hampson ishte larguar nga miqtë e tij pasi dolën nga klubi i natës Sala Apollo në orët e para të mëngjesit të së martës, njoftoi familja e tij, të cilët kërkuar ndihmë për ta gjetur, pasi nuk kishte pasur kontakte me të për 24 orë.

Policia e Barcelonës deklaroi se trupi i Hampson u gjet nga punonjësit rreth mesditës të së mërkurës.

Advertisements

Ai dyshohet se ra aksidentalisht nga një lartësi prej rreth 10 metrash brenda kubit të natës, thuhet në raport.

Babai i Hampson, Brett shkroi: “Liami kishte një zemër prej ari… fjalët nuk mund ta shprehin pikëllimin tonë”.

Hampson e filloi karrierën e tij me Tweed Seagulls në 2019 përpara se të bashkohej me Dolphins këtë vit.

TË NGJASHME