Humbi jetën në duart e policisë, zbardhet lëvizja e fundit e Berishës ndaj familjes së Laer Kurtit

by editor

Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë mesditë në ambientet e shtëpinë funerale te rruga e Dibrës në Tiranë për të ngushëlluar familjarët e 32-vjeçarit, Laer Kurti, i cili gjeti vdekjen pasi u shoqërua nga Policia mbrëmjen e djeshme.

Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.

Advertisements

“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, ka bërë me dije Spitali i Traumës.

Advertisements

Tashmë pritet një përgjigje e ekspertizës për të mësuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës, teksa aludimet kanë qenë të shumta, nga kriza epileptike e deri tek dhuna e ushtruar ndaj tij nga efektivët.

TË NGJASHME