Historia e trishtë e Lear Kurtit/ E mori nga Shtëpia e Fëmijës kur ishte 2 vjeç, sot e kërkon në dyert e morgut!

by editor

Duket mjaft e trishtë historia e Lear Kurtit, 32-vjeçarit që gjeti vdekjen gjatë natës në kryeqytet pas ndalimit nga Policia në një humbje jete në rrethana të paqarta. Babai i Lear Kurtit, Artur Isai tregon se nuk është babai biologjik i tij, por adoptues.

Ai e ka marrë të riun kur ishte 2 vjeç nga shtëpia e Fëmijës për ta rritur bashkë me të shoqen ndërsa sot e kërkon nëpër dyertë e morgut për ti parë trupin.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap.

Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën “Don Bosko”. Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie.

Advertisements

Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh).

Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.

TË NGJASHME