Futbolli në zi! Ndërron jetë zëvendëspresidenti i klubit të njohur

by editor

Jose Manuel Llaneza ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, pasi nuk mundi ta mposhtë leuçeminë. Lajmi u konfirmua nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetin social.

“Vijareal CF me keqardhje njofton se sot, e enjte, 20 tetor, zëvendëspresidenti i tij, José Manuel Llaneza, ka ndërruar jetë. Klubi dëshiron të shprehë dhimbjen, pikëllimin dhe shqetësimin e thellë dhe të pamasë për humbjen e tij. Ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e tyre”.

Advertisements

Institucioni shpall zi për ditët në vijim dhe do të kërkojë nga La Liga dhe FC Barcelona që të mbajnë një minutë heshtje në kujtim të tij përpara ndeshjes së sotme në “Camp Nou”.

Advertisements

Ish-zëvendëspresidenti i Vijarealit ka qenë me klubin për më shumë se tre dekada, duke parë skuadrën pothuajse duke arritur një mrekulli kundër Liverpul-it sezonin e kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu kundër Arsenalit në 2006.

TË NGJASHME