“Disa vite burg për plagosje me armë zjarri”, detaje të reja rreth 32 vjeçarit që vdiq pas shoqërimit në komisariat

by editor

Laert Kurti, 32 vjeçari që ndërroi jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Traumës pasi ishte ndjerë keq gjatë shoqërimit në komisariatit nnumër 3, raportohet se ishte person me precedentë penalë.

Sipas gazetarit të Fax News, Elis Myrtaj, i riu, njihej në zonë si përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, ndërkohë që 10 vite më parë kishte plagosur me armë zjarri një person në “Rrugën e Kavajës”. Për ngjarjen e ndodhur, Kurti ka kryer disa vite burg.

Advertisements

Sa i përket vdekjes së tij, dyshohet se 32 vjeçari ka ndërruar jetë në komisariat dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës, por kjo mbetet ende për t’u provuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Advertisements

I pari që ka reaguar mbi këtë ngjarje ka qenë ish kryeministri, Sali Berisha i cili nëpërmjet postimit të tij në facebook, hodhi dyshimet se 32 vjeçari ishte dhunuar ashpër nga efektivët.

TË NGJASHME