Deri në sa gradë na lejohet kondicioneri? Del plani i masave për kursimin e energjisë: Ja ç’do ndodhë me dritat

by editor

Kriza energjetikë ka detyruar qeverinë shqiptare që të marrë një sërë masash, me qëllim kursimin e energjisë elektrike. Në aktin normativ të qeverisë, që është publikuar edhe në fletoren zyrtare parashikohen masa për klientë familjare dhe jo familjare, por edhe për institucionet shtetërore.

Kështu, sipas aktit normativ, ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, objektet e kulturës, monumentet dhe shatërvanët do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 22:00

Advertisements

Po ashtu për klientët jo familjarë, një masë tjetër është edhe gradimi i kondicionerit.
Gjatë verës, kondicioneri nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë Celsius, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë.

Dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masën 15%, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten:

Advertisements

“Mosarritja e përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë nga institucioni, shoqëria apo ndërmarrja konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet me gjobë, në masën 50 000 lekë. Masa administrative i vendoset titullarit të institucionit, administratorit të shoqërisë apo ndërmarrjes, që ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse”.

Për klientët familjare

1. Agjencia për Eficencën e Energjisë financon projektet për instalimin e paneleve diellore, për ngrohjen e ujit sanitar për klientët familjare. Financimi përfshin jo me shume se 70% te vlerës se impiantit dhe kostos se instalimit.

Financimi i masës mbështetëse behet vetëm nga te ardhurat per shërbime ndaj te tretëve, te arkëtuara nga agjencia gjate vitit buxhetor. Fondet e pashfrytezuara per kete qellim mbarten ne vitin pasardhës.

2. Agjencia për Eficencën e Energjisë publikon ne fazën e pare te procesit subjektet, qe kane shfaqur interes për ofrimin e shërbimit te shitjes dhe te instalimit te paneleve diellore per ngrohjen e ujit te ngrohte.

3. Agjencia për Eficencen e Energjisë ne fazen e dyte realizon nje procedure te thjeshtuar per përfitimin e financimit nga klientët familjare. Përzgjedhja e klientëve familjare behet duke marre per baze kohen e aplikimit.

4. Instalimi i paneleve diellore monitorohet nga Task-Forca e Energjisë.

5. Agjencia per Eficencën e Energjisë shpall ne faqen e internetit rregullat dhe procedurat e detajuara per përfitimin e financimit.

6. Rregullat, procedurat dhe metodologjia per subjektet dhe klientët familjare, objekt te kësaj mase mbështetëse, përcaktohen me udhëzim te ministrit përgjegjës per energjinë.

TË NGJASHME