Del Autopsia: 32 vjeçari Lear Kurti vdiq pasi gëlltiti kok*inë për të mos ia kapur policia!

by editor

Ekspertiza ligjore zbardh shkakun e vdekjes së 32 vjeçarit Lear Kurti. Burime zyrtare nga mjekësia ligjore bëjnë me dije se I riu ka gëlltitur kokainë që i kanë shkaktuar vdekjen.

Thuhet e ka pasur dy qese me kokainë dhe i ka gëlltitur me qëllim që të mos ia kapte policia e cila ishte vënë në ndjekje të tij, informon gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi.

Advertisements

Çfarë ka ndodhur?

“Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Advertisements

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, Lear Kurti është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë,” njoftoi sot (20 tetor 2022) AMP

TË NGJASHME