Panik në bordin e një avioni, gjarpri del poshtë sediljeve, tmerrohen pasagjerët

by editor

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Florida për në New Jersey.

Shkak u bë një gjarpër që kishte hyrë në avion dhe shkaktoi kaos mes pasagjerëve të frikësuar. Pasagjerët në klasën e biznesit filluan të bërtisnin dhe të ngrinin këmbët lart kur panë gjarprin poshtë sediljeve.

Advertisements

Është e paqartë se si gjarpri ka hyrë në avion por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Advertisements

Një zëdhënës i kompanisë ajrore, i pyetur për incidentin, tha vetëm se anëtarët e ekuipazhit të cilët u alarmuan nga pasagjerët njoftuan autoritetet përkatëse për t’u kujdesur për situatën.

Situata pa dyshim u kujtoi disa pasagjerëve filmin thriller të vitit 2006 “Gjarpërinjtë në aeroplan”, një histori imagjinare rreth dhjetëra gjarpërinjve helmues të lëshuar nga kriminelët në një aeroplan me pasagjerë në një përpjekje për të vrarë një dëshmitar të gjyqit për vrasje.

TË NGJASHME