Nuk u largua nga fshati, historia e Seladinit që ngriti një biznes model në Qarrishtë të Librazhdit(Video)

by editor

Në një kohë kur shumëkush po përpiqet të largohet nga fshati drejt kryeqytetit, apo edhe jashtë vendit, nga Qarrishta e Librazhdit na vjen një histori suksesi.

Kryetari i bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra ka publikuar në profilin e tij në Facebook historinë e Seladin Hasës.

Advertisements

Prej 10 vitesh, ai ka ndërtuar një model biznesi, që i ka sjellë mjaft të ardhura atij dhe familjes së tij.

Në vitin e 10, Seladini shprehet se dëshiron të investojë më shumë në biznesin e tij, duke punësuar edhe të rinj të zonës.

Advertisements

“Seladin Hasa është një tjetër shembull i përpjekjes dhe suksesit për t’ja dalë pavarësisht vështirësive të mëdha me të cilat përballet çdo ditë.
Sot “Trofta e Qarrishtës” gjendet në treg,si dëshmi e gjallë se PUNA te shpërblen duke rritur ekonomin familjare dhe atë lokale.

#Me_punë”, shkruan Gurra në postimin e bërë në Facebook.

TË NGJASHME