Motra e Tina Pajollarit: Facebookun e ish-bashkëshortit tim e përdorja unë, Martin Çeçon e fshiva unë nga shokët(Video)

by editor

Ish-kunati i Tina Pajollarit, Xhoni Potka, thotë se Facebookun e tij ia përdorte ish-bashkëshortja, Libora Potka (Pajollari), pasi nuk di ta përdorë.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus.

Advertisements

Në një bisedë me audio, të publikuar në emisionin Uniko, edhe Libora Potka, tashmë ish-bashkëshortja e Xhonit, thotë se Facebookun e tij e përdorte ajo.

Libora Potka shprehet se Martin Çeçon nuk e njihte, por pohon se njëherë kishte shkuar në fshatin Voskop duke kërkuar për nuse së bashku me një person tjetër, Arterin.

Advertisements

Ajo pranon gjithashtu se Martin Çeçon e hoqi ajo nga lista e shokëve nga Facebooku i Xhoni Potkës.

Mikel Cycllari: Ajo (Bora) i ka hapur një Facebook.

Libora Potka (Pajollari): Ia kam hapur se ajo (Tina) nuk dinte ta hapte, jo se kam hyrë thjesht ia kam hapur.

Mikel Cycllari: Vite më parë.

Gazetari: Kush hyn tjetër në profilin e saj?

Libora Potka (Pajollari): Këtë nuk e di unë.

Gazetari: Martin Çeçon e njihje ti Bora?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e njihja, por njëherë më ka ardhur mua në Goskovë.

Gazetari: Për çfarë?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e di, për një nuse me një nga Voskopi.

Gazetari: Me Arterin?

Libora Potka (Pajollari): Po, me Arterin dhe kaq.

Gazetari: Dy ditë pasi ai shton Tinën në Facebook, na rezulton se Xhoni Potka e heq Martin Çeçon nga friend në Facebook…

Libora Potka (Pajollari): E kam hequr unë atë nga Facebooku jo Xhoni.

Gazetari: Po përse?

Libora Potka (Pajollari): Sepse ai filloi po bënte… bëri Tinën të motrën e atij (Xhonit). Po i bënte me radhë, e shikonte dhe po i bënte. I thashë unë hiqe se ky po bën njerëz. Shikonte çupa dhe po i bënte.

Gazetari: Motrën e kujt?

Libora Potka (Pajollari): Motrën e Xhonit. Dhe unë e hoqa dhe i thashë ç’a e do atë, po ia tha më erdhi me Arterin për nuse.

Gazetari: Tina thoshte se unë kam hapur kaq shumë profile Facebooku se passëordet m’i gjente Xhoni Potka me Borën dhe më ndërhyrnin aty.

Libora Potka (Pajollari): S’ka lidhje fare. Ç’lidhje kisha unë të zbuloja Facebookun e asaj. Asnjëherë, s’bëhej fjalë. Një gjë që nuk është e vërtetë ku të dojë le të shkojë.

Gazetari: Madje Bora më ka thënë që Xhoni Potka më futej në profilet e mia të Facebookut, m’i hapte dhe m’i kontrollonte.

Libora Potka (Pajollari): Jo fare. Ai nuk shikonte Facebookun e tij, nuk dinte të hynte e jo më të futej në Facebookun e Tinës.

Gazetari: Po kush ka hyrë në Facebookun e Tinës?

Libora Potka (Pajollari): Atë nuk e di.

/tvklan.al

TË NGJASHME