Kush i çoi mesazh Vis Martinajt përpara zhdukjes? Salianji plas deklaratën e fortë dhe tregon kush është i përfshirë

by editor

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ka informacione rreth zhdukjes së Ervis Martinajt. Ai tha se në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Policia e Shtetit dhe se institucionet nuk kanë vepruar.

Teksa komentoi deklaratën e bërë në Kuvend pak javë më parë se Martinaj është lajmëruar 5 minuta para, që të mos kapej nga drejtësia, deputeti tha se këtë e ka thënë në bazë të informacioneve që ka.

Advertisements

“Unë u kam thënë një gjë që e kam pyetur ministrin në interpelancë. Faktet publike janë drejtorët e Përgjithshëm e Policisë nuk është se kanë objektiva. Faji i tij, Gledis Nanos mund të ketë qenë lidhja e tij si partner me SHBA-në.

Një informacion që qarkullon është që unë e kam thënë për lajmërimin 5 minuta para. Përfshihen njerëz, struktura shtetërore, policë që shoqërojnë të akuzuarin. Policia e Shtetit, qeveria në tërësi dhe institucionet nuk e kanë bërë detyrën siç duhet. Unë informacione kam, unë pyes zyrtarisht qeverinë që duhet të përgjigjet”, tha Salianji.

Advertisements

TË NGJASHME