Bora bën gati ‘rikthimin’ dhe të gjithëve iu shkoi mendja aty …(Foto)

by Lajme Shqip

Mjaftoi një fjali në postimin e fundit të Borës, e cila përshkruante gjithë emocionet e “prime” të djeshëm në “Përputhen”, që ndjekësit të mendonin se diçka lidhje me Donaldin.

Të jetë kjo dëshirë e ndjekësve apo vetë Borës këtë nuk e dimë. “Dashuri, debate, deklarim, largim, rikthim… gjithçk ka ky prime”, ishte fjalia e Borës që u pasua nga 2.283 komente.

Mes shumë komentesh, disa prej tyre ishin: “Po ty kur do të shohim me një rikthim?”, “Rikthim? Data 5?”, “Bora sa ka data sot?”.

Advertisements

Bora mund të jetë dhe thjesht duke bërë promon e emisionit të saj, gjë që është gjëja më normale në botë, por ja që njerëzit do vazhdojnë të shohin çdo veprim të saj, mos ka mesazhe të fshehta, kunja apo dëshirën e madhe të të gjithëve për t’u kthyer tek Donaldi.

Tashmë u bë një kohë e gjatë që Bora është bërë pjesë e pandashme e lajmeve rozë dhe përditë lexojmë lajme që lidhen me të dhe kryesisht me historinë me Donaldin.
Puthja e tyre në Big Brother Vip bëri për vete një Shqipëri të tërë dhe më pas historia që mori një rrjedhë të papritur me hyrjen e Triksës në shtëpinë e BBV.

Advertisements

TË NGJASHME