“Sa me fat me kalu jetën me ty”- U fejuan para 2 ditësh, por aksidenti tragjik i preu jetën në mes! Kush janë këngëtari dhe partnerja e tij, që i premtonin njëri-tjetrit dashuri të përjetshme

by Lajme Shqip

Jeta e çiftit të të rinjve, Almenia Karajt dhe Shkumbin Bratit u pre në mes si pasojë e aksidentit tragjik në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin Fushë-Krujë-Milot.

Makina ku 16-vjeçarja dhe partneri i saj, 20 vjeçar udhëtonin u përplas me një mjet tjetër, dhe çifti nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra.

Mësohet se Shkumbin Brati dhe Almeina Karaj ishin fejuar vetëm dy ditë më parë, më 4 mars, ndërsa mbrëmjen e së dielës kishin shkuar në një lokal në Shënkoll, ku 20-vjeçari performoi pasi ishte këngëtar i muzikës popullore.

Advertisements

Por çifti, që sapo kishin nisur jetën së bashku, nuk kanë arritur të ktheheshin në shtëpi për shkak të aksidentit që u mori jetën në lule të rinisë.

“𝚂𝚊 𝚖𝚎 𝚏𝚊𝚝 𝚓𝚊𝚖 𝚚ë 𝚓𝚎𝚝ë𝚗 𝚍𝚘 𝚎 𝚗𝚍𝚊𝚓 𝚖𝚎 𝚝𝚢🔐 04.03.2022”, shkroi 16-vjeçarja në postimin në Instagram, ku njoftonte se ishte fejuar me këngëtarin.

Advertisements

Almeina Karaj dhe Shkumbin Brati duket se ishin njohur pikërisht gjatë një performance në lokal të këngëtarit.

“Gjithçka nisi kështu”- ishte postimi i saj në InstaStory ku publikoi një foto arkivë, gjatë ditës së djeshme, nga momenti i takimit për herë të parë me 20-vjeçarin që daton në 10 mars të vitit të kaluar.

Gjithashtu, adoleshentja publikoi video teksa i fejuari i saj këndonte në lokal. Por gëzimi dhe festa u kthyen në tragjedi për çifti.

Në aksidentin ku u përfshinë dy automjete ndërruan jetë dy drejtuesit, Alfred Dika 39 vjeç dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama shihet copëzat e makinave të përfshira në aksidentin e sotëm (6 mars) në këtë aks.

TË NGJASHME