O zot sa e dhimbshme! Po bënin fejesën, humbin jetën këngëtari shqiptar dhe e fejuara e tij 16 vjeçe

by Lajme Shqip

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja tragjike që ndodhi pak pas mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku humbën jetën 4 persona.

Personat që u ndanë nga jeta janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia K., 16 vjeçe.

Shkumbin Brati ishte këngëtar i muzikës popullore nga Hasi, djal i një rapsodi hasjan, dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe në rrjetet sociale.

Advertisements

Ndërkohë, Almenia K., raportohet se ishte partnerja e tij, dy të rinjtë kishin marrë vendimin për të kaluar jetën së bashku duke i premtuar dashuri të përjetshme njëri -tjetrit, pasi një ditë më parë kishin festuar edhe fejesën.

Paraprakisht shkak për ngjarjen, ku dy mjete humben kontrollin, dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin makinat.

Advertisements

Ndërkohë një dëshmitar që ka parë të gjithë situatën e rëndë u shpreh për ABC se ishte aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe pashë ngjarjen. Roje isha.”

TË NGJASHME