U deklarua për Mikelën? Erjoni refuzon Rrushen, habit direkt me vendimin më pas

by Lajme Shqip

Studio e PërPuthen këtë të shtunë u mbush plot me petale trëndafili.

Flakë e kuqe, njësoj si dashuria, që siç duket Erjoni ka nisur të ndjejë për Mikelën.

Ai u deklarua për të mbrëmjen e sotme, duke refuzuar vijimin e njohjes me Rrushen.

Advertisements

Ai bëri një takim me Rrushen duke i thënëse pavarësisht lidhjes që kanë pasur 5 vite më parë, nuk ka mundësi që njohja e tyre të vijojë pasi ndjenjat duhet të ngelin aty ku janë. Ai i kërkoi që të vijonin miqësinë.

Vendimi i Erjonit u prit shumë qetësisht nga Rrushja e cila pavarësisht se respektoi vendimin, u përlot disa herë gjatë komentit në studio.

Advertisements

Ndërkohë pak më pas, puthja me Mikelën dhe “Deklarohem për ty Mikela” në monitor dhuruan emocione të jashtëzakonshme.

TË NGJASHME