“Fqinji merrte biçikletën dhe ndalonte te krevati i motrës”, historia e patreguar e Dritës

by Lajme Shqip

Drita, ndan në “Aldo Morning Show” në Tv Klan një sekret të hidhur të së shkuarës të cilin nuk ia ka treguar kurrë prindërve të saj. Kur ishte 13 vjeçe, përballë shtëpisë së saj ndodhej një pallat 4-katësh dhe njëri prej banorëve të tij mbante një funksion të rëndësishëm.

Babai i Dritës, i kishte sugjeruar që për lehtësi ta linte biçikletën në oborrin e tij pa e ditur se çdo mëngjes kur ky njeri vinte ta merrte, ndalonte në dhomën e Dritës dhe motrës së saj 15-vjeçare.

Drita: Ne jemi dy motra. Motra ime ishte 2 vjet më e madhe se unë, unë 13, motra 15. Edhe ky komshiu që sdua t’ia them emrin, ishte në atë kohë që ishin jo kështu drejtorë, jo përgjegjës dhe kishte biçikletë dhe e kishte shtëpinë në kat të tretë. Babai im, për mirësjellje i kishte thënë “vëre biçikletën këtu te oborri që kur të ikësh në punë dhe kur ta marrësh ta kesh kollaj”. Në rregull. Babai im, një njeri shumë i ndershëm, njeriu sa të ketë jetë babain e vet nuk e hedh, por babai im e meriton këtë, ishte njeri i mirë. Dhe ç’bëri ky komshiu? Unë isha 13, motra ime 15, ky mund të ishte në atë kohë nja 40 e ca vjeç, gati te të 50-at.

Aldo: Si përfundim?

Drita: Një mëngjes, në orën 6:30 që vinte të merrte biçikletën, e shoh unë te krevati i motrës.

Aldo: Jo mi jo!

Drita: Dhe po prekte motrën time.

Aldo: Hë mi seriozisht e ke ti?

Drita: Motra ime i lutej, se s’dua t’ia them emrin, xhaxhi qelbësira, “xhaxhi, jo kështu, xhaxhi, jo kështu”, ai “shhh”. Ne flinim në një dhomë, nuk të gënjej, për kokë të fëmijëve. Nuk e harroj atë skenë, nuk e harroj. Unë bëra sikur flija gjumë dhe motra ime i thoshte “do t’i them babit e andej-këtej” dhe ky nuk e di se çfarë e kërcënoi motrën time dhe unë i them motrës pastaj Vera, i thashë unë, kështu-kështu, të pashë. “Aman mos i thuaj gjë mamit e babit se babi e vret pastaj”, tha. “Unë e di pse rri zgjuar? Se kam hall se vjen dhe te ty e të fërkon këmbët”.

E përlotur, 68-vjeçarja thotë se këtë histori që ka ndodhur 53 vjet më parë nuk e ka mësuar askush dhe është hera e parë që e rrëfen. Duke qenë se motra s’e lejonte t’ia thoshte prindërve, ajo i kërkoi ndihmë fqinjës së saj.

Drita: Unë pastaj, kishim një komshie, se ne me komshinjtë kishim marrëdhënie dhe i them asaj komshies o teta, kështu, kështu, kështu e bën ky xhaxhi. “Çfarë thua?”, më tha mua aman mos ta marrë vesh, edhe motrës mos i bjer në sy se më mbyti dhe motra.

Aldo: Si përfundim?

Drita: Përfundimi ishte kështu pastaj, që unë s’ia kam treguar asnjeriu dhe ajo ishte grua e madhe, ishte nëna e shoqes time, ajo një të ardhur njëherë aty dhe ky kur po hapte atë derën që gjasme “po iki unë, e mori xhaxhi biçikletën, mirupafshim”, i ka rënë me një këpucë me takë prapa qafës. Jo në kokë, në qafë.

Aldo: Vdiq ai?

Drita: Ku vdiq mo qelbësira, për bukuri u ngrit në këmbë! Dhe që atë ditë ai mori edhe biçikletën dhe babai im i shkreti, “pse s’e bie biçikletën, e ke gjetur portën hapur?” Dhe është mbyllur ajo histori. Unë derisa të vdes t’i mbyll sytë, nuk e harroj atë skenë./tvklan.al

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy